#Lajme

Policia në Skenderaj dhe Vushtrri konfiskon tri armë zjarri

Më 11 gusht 2025, policia ka konfiskuar tri pistoleta në Skenderaj dhe Vushtrri.

Në Skenderaj, rreth orës 19:00, në një aheng familjar në fshatin Klinë e Ulët, nga një i dyshuar që kishte shtënë me armë u sekuestrua një pistoletë.

Në Vushtrri, rreth orës 21:00, një person që kishte shtënë nga një motor me katër rrota u arrestua dhe iu konfiskua një pistoletë, bashkë me 15 gëzhoja. Po atë mbrëmje, në një tjetër aheng në Sllakofc, një i dyshuar u arrestua pasi kishte shtënë në shenjë gëzimi, duke iu sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja.

Dy të dyshuarit e ahengjeve u liruan në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i rastit të dytë u ndal për 48 orë për tri vepra penale, përfshirë “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.