#Lajme

Aksident në hyrje të Mitrovicës, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Mitrovicës, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se nga informacionet e para, tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e përplasjes. Autoritetet janë duke e hetuar rastin.