Vushtrri – 76-vjeçari dyshohet se i theu gishtin vajzës pas një mosmarrëveshjeje, arrestohet nga policia
Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar mbrëmë në fshatin Pantinë të Vushtrrisë. Sipas burimeve të Sinjalit, një 35-vjeçare, S.T., dyshohet se është sulmuar nga babai i saj, M.T., 76 vjeç, me një mjet të fortë pas një mosmarrëveshjeje.
Viktima ka marrë fillimisht ndihmën e parë në Spitalin e Vushtrrisë dhe më pas, nën shoqërimin e policisë, është transferuar për ekzaminime të mëtejshme në Spitalin e Mitrovicës. Nga kontrolli mjekësor dyshohet se ajo ka pësuar lëndime të rënda, përfshirë thyerjen e një gishti të dorës.
I dyshuari është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.










