Vendos Kushtetuesja: Avni Dehari shkeli Kushtetutën, veç tri herë të propozohet kandidati për kryetar Kuvendi dhe të zgjidhet me votim të hapur
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës duhet të bëhet përmes votimit të hapur, në përputhje me aktgjykimin e saj të mëhershëm.
Në vendimin e shpallur më 8 gusht 2025, Kushtetuesja konstatoi se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka vepruar në kundërshtim me këtë aktgjykim gjatë udhëheqjes së seancave parlamentare.
Për pasojë, gjykata ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga data 27 qershor deri më 6 korrik, duke nënvizuar se ato janë zhvilluar në mënyrë të papajtueshme me Kushtetutën dhe vendimet e saj.
Ky vendim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimet politike në vend, duke detyruar Kuvendin të përsërisë procesin e zgjedhjes së kryetarit me procedurë të hapur dhe transparente, siç parashihet me vendimin e gjykatës.











