OKB: Rritje alarmante e kequshqyerjes te fëmijët në Gaza
Situata humanitare në Gaza po përkeqësohet ndjeshëm, me një rritje të madhe të rasteve të kequshqyerjes akute te fëmijët. Sipas OCHA, vetëm në korrik janë regjistruar 11,877 fëmijë nën moshën pesë vjeç si të kequshqyer – shifra më e lartë mujore deri tani.
Prej tyre, 2,562 fëmijë vuajnë nga kequshqyerja e rëndë akute, ndërsa 40 janë shtruar në spital. UNICEF paralajmëron se kjo është një dëshmi se situata po përshkallëzohet me shpejtësi dhe se jeta e mijëra fëmijëve është në rrezik.
Ndihmat humanitare mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të nevojave. Vetëm 3% e fëmijëve me nevoja urgjente kanë marrë ndihmë. FAO njofton se vetëm 1.5% e tokës bujqësore në Gaza është aktualisht e përdorshme.
UNICEF kërkon qasje të sigurt dhe të qëndrueshme për furnizimet ushqimore, për të shmangur humbjen e mëtejshme të jetëve.











