#Ballina #Botë #Lajme

Tarifat e reja të Trump prekin edhe Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të shpallura nga presidenti amerikan Donald Trump kanë hyrë në fuqi pas mesnatës së së mërkurës. Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “Është mesnatë!!! Miliarda dollarë në tarifa po rrjedhin tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”

Sipas Shtëpisë së Bardhë, mallrat nga më shumë se 60 shtete, përfshirë Bashkimin Evropian, do të tatohen me tarifa doganore prej 10% ose më të larta. Tarifat do të aplikohen edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor:

Serbia – 35% Bosnja e Hercegovina – 30% Maqedonia e Veriut – 15% Kosova – 10% Mali i Zi – 10%

Në listë është përfshirë edhe Kroacia, anëtare e BE-së, me një tarifë prej 15%.

Ndërkohë, qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur më 1 gusht të heqë tarifën doganore prej 10% ndaj mallrave amerikane.

Përveç rajonit, tarifat prekin edhe vendet tjera:

Bashkimi Evropian, Japonia, dhe Koreja e Jugut – 15% Tajvani, Vietnami, dhe Bangladeshi – 20% Brazili dhe India – 50% (India nga 27 gushti)

Negociatat me Kinën janë ende në zhvillim, ndërsa tarifat e reja janë shtyrë deri më 12 gusht. Edhe Meksika ka marrë një shtyrje prej 90 ditësh për të shmangur rritjen në 35%.

Tarifat e reja të Trump prekin edhe Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor

Person i dyshuar arrestohet për skemë piramidale

Tarifat e reja të Trump prekin edhe Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor

Pezullohet tenderi 8.5 milionësh i Ministrisë së