#Lajme

AGK dënon sjelljen e Kurtit ndaj gazetares së Klan Kosovës, Arbëreshë Uka

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar sjelljen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj gazetares së Klan Kosovës, Arbëreshë Uka, gjatë një deklarate për media.

Kurti reagoi me ton të ashpër pasi u pyet për mungesën e barnave në QKUK, duke thënë: “Lej ti albuminat. Thuj pronarit tuaj, televizionit tuaj le t’ia kthejnë 62 milionë Telekomit.”

AGK e cilëson këtë sjellje si të papranueshme dhe përpjekje për të minuar punën e gazetarëve, duke e lidhur atë me rënien e lirisë së mediave në vend.