#Sport

Zbulohet data e vizitave mjekësore të Ardon Jasharit te Milani

Ardon Jashari pritet të mbërrijë sonte në Milano dhe nesër t’i nënshtrohet testeve mjekësore për t’u zyrtarizuar te Milani. Marrëveshja me Club Brugge është mbyllur për 39 milionë euro – 34 milionë pagesë fikse dhe 5 milionë bonuse – e shpërndarë në katër vite.

Jashari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me pagë 2.5 milionë euro në sezon. Ai refuzoi oferta më të mëdha financiare, përfshirë një nga Neom, për të realizuar ëndrrën e tij që prej fëmijërisë për të luajtur te Milani.