#Lajme

Osmani tërheq kërkesën nga Kushtetuesja: Gjyqtari serb paraqet rrezik për sigurinë kombëtare

Presidentja Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën e dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit, pasi gjyqtari serb Radomir Llaban është caktuar si raportues i çështjes.

Sipas Osmanit, raportet e institucioneve të sigurisë nga vitet 2018, 2021 dhe 2024 e identifikojnë Llabanin si rrezik për sigurinë kombëtare dhe të përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues.

“Është absurde të pritet që rendi ynë kushtetues të mbrohet nga persona që, sipas institucioneve të sigurisë, e rrezikojnë atë”, deklaroi ajo.

Osmani sqaroi se Llaban është emëruar në vitin 2018 nga institucionet dhe jo nga ajo, ndërsa procedura për shkarkimin e tij kërkon iniciativë nga vetë gjykata dhe miratim me dy të tretat e anëtarëve të saj.