#Sport

Ter Stegen pengon merkato, refuzon të ndajë të dhënat mjekësore me Barcelonën

Portieri gjerman i Barcelonës, Marc-André ter Stegen, po komplikon planet e merkatos së klubit duke refuzuar të autorizojë dorëzimin e të dhënave mjekësore pas operacionit në shpinë më 29 korrik.

Ndërsa Ter Stegen pretendohet të rikuperohet brenda tre muajsh, stafi i Barçës mendon se do t’i duhen deri në pesë muaj. Ky mosveprim mund të shkaktojë pasoja financiare dhe sportive për klubin.

Në rast rikuperimi të gjatë, Barcelona planifikon të transferojë portierin Joan Garcia nga Espanyoli si zëvendësues të përkohshëm. Refuzimi i portierit mund të sjellë masa disiplinore ndaj tij.