Neymar shkëlqen në rikthimin e tij te Santosi – shënon dy gola në fitoren ndaj Juventudes
Neymar Jr është rikthyer në formë me një paraqitje mbresëlënëse për Santosin. Ylli brazilian realizoi dy gola në fitoren 3-1 kundër Juventudes, duke udhëhequr skuadrën drejt një tri pikësh të rëndësishme.
Golin tjetër për Santosin e shënoi Barreal, ndërsa për Juventuden realizoi Angel në fundin e pjesës së parë. Me këtë paraqitje, Neymar konfirmon kthimin e tij në formën e mirë pas një periudhe të gjatë mungese.










