Familjarët mohojnë përfshirjen e Behar Preniqit në UÇK: Ishte fëmijë gjatë luftës
Behar Preniqi nga Obiliqi është arrestuar nga autoritetet serbe gjatë kthimit nga Gjermania në Kosovë, nën dyshimin se kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një familjare e tij ka thënë për IndeksOnline se pretendimet për përfshirje në UÇK janë të pabazuara, pasi Preniqi ka qenë vetëm fëmijë gjatë kohës së luftës. “Nuk ka kurrfarë arsye për ndalimin e tij. Jemi shumë keq, nuk kemi asnjë informacion për të”, ka deklaruar ajo.
Sipas saj, bashkëshortja e Preniqit ka kontaktuar me institucionet e Kosovës dhe ka kërkuar ndihmë për lirimin e tij sa më parë.
Preniqi ishte për vizitë tek familjarët në Gjermani, kur u ndalua nga autoritetet serbe gjatë kthimit për në Kosovë.











