#Kosova

Përditësohen të dhënat nga kufiri: Deri në 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në pikat kufitare, duke bërë të ditur se aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Sipas informacioneve zyrtare, pritjet më të gjata regjistrohen në pikat kufitare në Jarinjë dhe Muçibabë, ku qytetarët po presin deri në 10 minuta për të hyrë në vend.

Në pikat tjera kufitare, pritjet janë edhe më të shkurtëra, duke lëvizur nga 3 deri në 5 minuta, çka tregon për një qarkullim të qëndrueshëm në përgjithësi.