Policia në Vushtrri konfiskon armë zjarri gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës në Vushtrri ka konfiskuar një armë zjarri gjatë një ahengu familjar, pas marrjes së informatave për të shtëna në ajër mbrëmjen e 4 gushtit 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë identifikuar vendin e ngjarjes. Në lokacionin ku po zhvillohej ahengu familjar, nga i dyshuari është konfiskuar një armë e tipit pistoletë dhe një gëzhojë, si prova materiale.
I dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Përdorim i armës”.











