KPK mban takim të jashtëzakonshëm, shfuqizon dy vendime pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, ka mbajtur takimin e 271-të me radhë, në formë të jashtëzakonshme, ku janë marrë dy vendime të rëndësishme.
Pas shqyrtimit të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës (PA.nr.10/2025), që lidhet me shfuqizimin e Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e Komisionit për Koordinim dhe Luftimin e Krimit Ekonomik (KKLKE), Këshilli ka vendosur:
Të shfuqizojë Vendimin për miratimin e Rregullores Nr.04/2025 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e KKLKE-së; Të shfuqizojë Vendimin për miratimin e kërkesës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Kujtim Munishi, për pajisje me veturë zyrtare.











