#Lajme

Kurti u bën thirrje serbëve të Kosovës që të aplikojnë për 121 vende pune në komunat veriore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u është drejtuar serbëve të Kosovës në gjuhën serbe për t’i ftuar që të aplikojnë në konkursin e hapur nga Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” për plotësimin e 121 vendeve të punës në komunat veriore.

Ai ka bërë të ditur se konkursi është shpallur për pozita në Leposaviq, Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan.

Sipas Kurtit, konkursi për 68 vende pune përmbyllet të premten, më 9 gusht, ndërsa për 53 vendet e tjera afati i aplikimit është deri më 19 gusht.