#Lajme

U kap me marihuanë në “Sunny Hill” – 22-vjeçari nga Shqipëria në ndalim 48-orësh

Një i ri nga Shqipëria është ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë natës në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, pasi u kap me një sasi të dyshuar marihuanë në posedim.

Ngjarja ka ndodhur më 4 gusht 2025, rreth orës 01:30, gjatë operacionit të sigurisë në festival nga Njësia e Inteligjencës. I dyshuari, rreth 22 vjeç me inicialet J.S., është ndaluar dhe gjatë kontrollit fizik i janë gjetur rreth 3.4 gramë substancë e dyshuar narkotike.

Ai është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, ndërsa si dëshmitar është marrë në pyetje edhe një 29-vjeçar me inicialet E.K., që ndodhej me të në momentin e ndalimit.

Me vendim të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope apo analoge”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet dhe masat e sigurisë do të vazhdojnë gjatë festivalit për të parandaluar përhapjen e substancave të paligjshme.