Zgjedhjet lokale: KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga 1,729 aplikime për regjistrim si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet e 12 tetorit, janë miratuar 1,239 dhe janë refuzuar 490, kryesisht për shkak të mungesës së dokumenteve që vërtetojnë adresën jashtë vendit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se refuzimi nuk është përfundimtar dhe aplikuesit mund të riaplikojnë deri më 29 gusht, pasi të kenë plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.
Ai sqaroi gjithashtu se në rast të balotazhit, nuk do të ketë regjistrim të ri – vlejnë të njëjtët votues të regjistruar më parë. Votimi jashtë Kosovës bëhet vetëm me postë, dhe jo përmes përfaqësive diplomatike.
Aplikimi mund të bëhet online në https://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës.










