Arrestohet shtetas shqiptar në Vërmicë – u përpoq të korruptojë policin dhe doganierin
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi dyshohet se ka tentuar t’u ofrojë ryshfet zyrtarëve të Kosovës gjatë kontrollit të dokumenteve.
Sipas Policisë, i dyshuari i ka dhënë një kartëmonedhë prej 1000 lekësh shqiptare një polici, si dhe 10 euro një doganieri, në përpjekje për të ndikuar në kryerjen e detyrës zyrtare.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.










