Përleshje e armatosur në Dumnicë të Podujevës – dy të plagosur, një në arrati
Një përleshje e rëndë mes tre personave ka ndodhur të shtunën mbrëma në fshatin Dumnicë e Poshtme të Podujevës, ku janë përdorur armë zjarri dhe mjete të forta. Policia e Kosovës njoftoi se rasti është raportuar rreth orës 20:44, ndërsa motivet mbeten ende të paqarta.
Gjatë përleshjes, njëri nga të përfshirët është plagosur me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime nga goditjet me sëpatë. Të dy janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
I dyshuari që besohet se ka shtënë me armë është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në kërkim nga policia. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy vetura (njëra e dëmtuar), një sëpatë, dy sprej, një shkop metali dhe tre zinxhirë dore.
Policia është në koordinim me prokurorin e rastit dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











