10 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale
Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovës miratoi me 82 vota pro ndryshimin kushtetues që hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Vendimi u kundërshtua ashpër nga opozita e atëhershme, e cila e konsideroi gjykatën të padrejtë dhe cenim të sovranitetit. Qeveria dhe pozita, megjithëse e panë si të padrejtë, e cilësuan të domosdoshme për të adresuar dyshimet për krime të luftës nga UÇK-ja.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur aktakuza ndaj disa prej figurave kryesore të ish-UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Salih Mustafën, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën.
Dhomat e Specializuara dhe ZPS, ndonëse pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, ndodhen në Holandë dhe përbëhen nga staf ndërkombëtar.











