Dy persona arrestohen për trafikim me njerëz dhe shfrytëzim për shërbime seksuale
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se janë përfshirë në veprën penale të trafikimit me njerëz dhe shfrytëzimit të viktimës për qëllime seksuale.
Sipas raportit policor, arrestimi ka ndodhur më 23 korrik 2025, rreth orës 17:00. Të dyshuarit janë shtetas kosovarë dhe pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në trafikim me njerëz dhe ofrim të shërbimeve seksuale përmes viktimës së trafikimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.










