Arrestohet në Vushtrri pasi publikoi foto me armë kallashnikov në rrjete sociale
Policia e Kosovës ka arrestuar në Vushtrri një person që dyshohet se ka ekspozuar një armë AK-47 në rrjetet sociale.
Arma është sekuestruar nga Policia, ndërsa pas inicimit të rastit dhe vendimit të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.











