Bizneset paralajmërojnë protesta kundër vendimit të ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka njoftuar se bizneset anëtare do të ndërmarrin masa të ashpra, përfshirë protesta dhe bllokim të aktiviteteve ekonomike, nëse ZRRE nuk tërhiqet nga vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë.
Sipas tyre, vendimi është marrë në mënyrë të njëanshme dhe pa përgatitje, duke rrezikuar seriozisht stabilitetin financiar dhe mbijetesën e shumë kompanive.
Bizneset kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të procesit dhe përfshirje direkte në vendimmarrje, duke paralajmëruar se përgjegjësia për çdo pasojë të kësaj krize bie mbi ZRRE dhe institucionet përkatëse.










