Policia sekuestron gjashtë armë dhe arreston gjashtë persona në Pejë
Pejë, 29 korrik 2025 – Policia e Kosovës ka sekuestruar gjashtë armë zjarri dhe sasi municioni gjatë një jave aksionesh në rajonin e Pejës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes stacioneve policore përkatëse, njofton se nga data 21 deri më 28 korrik 2025, pas një pune intensive në terren, janë sekuestruar:
Gjashtë (6) pistoleta të llojeve të ndryshme Tetëdhjetë e shtatë (87) fishekë të kalibrave të ndryshëm Shtatë (7) karikatorë të armëve përkatëse Gjashtë (6) gëzhoja
Sipas njoftimit, katër nga këto armë janë sekuestruar gjatë ahengjeve.
Gjatë këtyre veprimeve janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.











