OVL-UÇK njofton protestë më 7 gusht kundër Gjykatës Speciale
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar një protestë gjithëpopullore që do të mbahet më 7 gusht, në orën 17:00, në Prishtinë, në përkrahje të ish-luftëtarëve që ndodhen në paraburgim në Hagë.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në një konferencë për media tha se protesta do të organizohet për të kundërshtuar veprimet e Dhomave të Specializuara, të cilat sipas tij po shkelin të drejtat e të akuzuarve.
“Po protestojmë kundër një gjykate që po i përdor njerëzit për të ndikuar në proces, përmes përgjimeve dhe shkeljeve të tjera ndaj shokëve tanë”, deklaroi Gucati.











