Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin 33-vjeçar që u zhduk në liqenin e Ujmanit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Mitrovicë, ku një mërgimtar 33-vjeçar dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk është parë më të dalë në sipërfaqe.
Bëhet fjalë për Rrahim Latifin nga fshati Cerajë i Mitrovicës, i cili jetonte në Suedi dhe ishte kthyer në Kosovë për pushime. Sipas dëshmive, ai është parë duke u hedhur në ujë, por që nga ajo kohë nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se njësitë e kërkimit dhe shpëtimit, përfshirë edhe zhytësit, po vazhdojnë operacionin për gjetjen e trupit. Në vendin e ngjarjes janë angazhuar edhe njësitë emergjente.
“Raportohet se viktima mashkull ishte futur në liqenin e Ujmanit, mirëpo nuk ka dalë më në sipërfaqe… po vazhdojnë kërkimet për viktimën”, thuhet në raportin zyrtar të Policisë.










