Grenell: Turp që Thaçi ende mbahet në burg, Haga është e prishur
I dërguari presidencial amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj vazhdimit të paraburgimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e quajtur “të turpshme” dhe duke kritikuar Hagën.
Në një postim në X, ai kujtoi se ishte Jack Smith ai që e arrestoi Thaçin në vitin 2020, në kohën kur administrata Trump po punonte për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
“Është turp që ai ende është në burg. Është mashtrim. Haga është e prishur”, shkroi Grenell.











