Dy burra arrestohen në Vushtrri, dyshohet se kryen vjedhje të rëndë në një shtëpi
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri, nën dyshimin për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë që dyshohet se ka ndodhur disa muaj më parë në një shtëpi të këtij qyteti.
Të dyshuarit janë një mashkull 42-vjeçar me inicialet M.M. dhe një tjetër 44-vjeçar me inicialet E.Xh.
“Pas intervistimit, ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me vendim të prokurorit”, thuhet në njoftimin e policisë.











