#Lajme

Dështon përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit – përplasje verbale në sallë

Edhe në përpjekjen e 51-të, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohej, duke vazhduar ngërçin institucional që po zgjat prej muajsh pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Seanca e sotme zgjati vetëm disa minuta, përpara se kryesuesi Avni Dehari ta ndërpriste me fjalë të ashpra fjalimin e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu. “Nëse ke pak moral njerëzor…”, iu drejtua ai deputetes, duke shkaktuar tension në sallë.

Mosmarrëveshjet vazhdojnë kryesisht për formimin e komisionit për votimin e fshehtë të kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ku Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera opozitare nuk po arrijnë të gjejnë konsensus.

Kryesuesi Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet pas 48 orësh, më 25 korrik.