#Lajme

Sot përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit – afati kushtetues në prag

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për herë të 51-të, për të tentuar sërish konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në seancën e fundit, kryesuesi Avni Dehari kërkoi sërish propozime për anëtarët e komisionit zgjedhor, por në mungesë të tyre, u votua përbërja e mëhershme. Komisioni mori 53 vota pro, pa vota kundër apo abstenime. Seanca do të vazhdojë sot, më 23 korrik, në ora 11:00.

Ndërkohë, Presidentja Osmani dhe partitë PDK e LDK i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar pasojat nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, siç kërkohet nga një aktgjykim i mëhershëm.