#Kosova

Ambasada e SHBA-së: Kosova mund të bëhet faktor kyç në sigurinë globale përmes industrisë së mbrojtjes

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka vlerësuar se sektori i mbrojtjes në vend ka potencial të madh për ta pozicionuar Kosovën si një kontribues të rëndësishëm në sigurinë ndërkombëtare.

Në një postim në Facebook, pas një diskutimi të mbajtur mbi industrinë e mbrojtjes – organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Dhomën Amerikane të Tregtisë – Ambasada ka theksuar rëndësinë strategjike të këtij sektori për zhvillimin ekonomik dhe për sigurinë globale.

“Ky sektor ka potencialin jo vetëm për të nxitur rritjen ekonomike, por edhe për ta pozicionuar Kosovën si kontribues kyç në sigurinë globale – përmes inovacionit dhe partneriteteve të forta me kompanitë amerikane. Një industri mbrojtëse elastike dhe moderne forcon të dy kombet tona”, thuhet në reagimin e Ambasadës.