#Lajme

Arrestohet një shtetas serb në Han të Elezit në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar

Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, arrestimi është kryer dje rreth orës 18:00.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa procedurat ligjore ndaj tij janë në vazhdim.