Arrestohet një person në Prishtinë për të shtëna me armë në aheng familjar
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pas të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në fshatin Mramor të Prishtinës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 00:20, ku pas marrjes së informatave, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se kishte pasur gjuajtje me armë.
I dyshuari F.A., 66 vjeç, është identifikuar dhe ka dorëzuar armët tek autoritetet.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar procedurë penale për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.











