#Kosova #Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë–Fushë-Kosovë, rrokulliset një veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë–Fushë-Kosovë, ku një veturë është rrokullisur si pasojë e përplasjes.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e shkaqeve që çuan në aksident.