#Lajme

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt, pa detaje për një marrëveshje

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ende nuk është bërë e ditur nëse palët kanë arritur ndonjë marrëveshje për të tejkaluar ngërçin politik.

Ky takim u zhvillua në një moment delikat për skenën politike në Kosovë, teksa po afrohet përfundimi i afatit 30-ditor të caktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Sot është mbajtur edhe seanca e 49-të konstituive, e cila, ashtu si të mëparshmet, përfundoi pa sukses në konstituimin e Kuvendit.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë është diskutuar në këtë takim dhe nëse seanca e 50-të, e parashikuar për të hënën, do të sjellë ndonjë zhvillim të rëndësishëm.