Arrestohet një person në Prishtinë, i sekuestrohen para, narkotikë dhe një thikë
Njësitë policore të stacionit të Veriut në Prishtinë kanë arrestuar sot një person të dyshuar gjatë një kontrolli rutinë. I dyshuari, M.S., 28 vjeç, u ndalua pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e substancave të dyshuara narkotike, një shumë e konsiderueshme parash si dhe një thikë.
Pas verifikimit të të dhënave, policia konstatoi se i njëjti ishte në kërkim edhe për raste të mëparshme.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë penale për veprat “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “armëmbajtje pa leje”.












