Agim Musliu: Serbia po financon terrorizmin në Kosovë përmes “Zyrës për Kosovën”
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka akuzuar Qeverinë e Serbisë për financim të grupeve terroriste që veprojnë kundër Kosovës, përmes të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”. Ai tha se kjo zyrë ka ndarë subvencione për më shumë se dhjetë persona të përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë.
Sipas Musliut, këto fonde dëshmojnë mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit. Ai theksoi se disa nga këta individë tani angazhohen në Serbi për të mbrojtur presidentin Vuçiq dhe për të shtypur protestat studentore.
Në listë përmenden:
• Stefan Jovanoviq
• Veljko Gjorgjeviq
• Krsto Damnjanoviq
• Nemanja Stankoviq
• Danilo Iliq
• Stefan Radojkoviq
• Momçilo Vuçkoviq
Musliu tha se “Zyra për Kosovën” shërben edhe për pastrim parash dhe për qëllime politike të SNS. Ai kërkoi reagim urgjent nga BE dhe NATO ndaj kësaj mbështetje të hapur të terrorizmit nga Serbia.














