Sot në orën 11:00 mbahet përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot, më 19 korrik, në orën 11:00, në përpjekjen e 49-të me radhë për ta konstituuar përbërjen e re parlamentare.
Kjo seancë pason dështimin e seancës së 47-të, ku propozimi i kryesuesit Avni Dehari për formimin e komisionit për votimin e fshehtë nuk mori mbështetjen e mjaftueshme. Votimi ishte i rëndësishëm për realizimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare të Kuvendit.











