OVL-UÇK reagon ndaj fjalimit të Igor Popoviqit: Nuk do të heshtim ndaj fyerjeve ndaj luftës për liri
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër pas vizitës dhe deklaratave fyese të përfaqësuesit të të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, i cili sot mbajti një fjalim në Rahovec.
Në deklaratën e OVL-UÇK-së thuhet se Popoviq ka ofenduar rëndë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përsëritur retorikën e regjimit të Millosheviqit, që sot sipas tyre përfaqësohet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
“Ky është mentaliteti i vartësve të Millosheviqit. Çdo tentativë për të njollosur UÇK-në dhe për të përdorur territorin e Kosovës për propagandë antikombëtare është e papranueshme dhe duhet ndalur me vendosmëri”, thuhet në reagim.
Ndërkohë, autoritetet vendore kanë arrestuar Popoviqin dhe pritet që ai të dëbohet nga territori i Republikës së Kosovës.











