#Lajme

Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin pas fjalimit fyese ndaj UÇK-së

Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në qeverinë e Serbisë, është ndaluar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Bërnjak dhe po shoqërohet në stacion për procedura të mëtejshme.

Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar për RTK-në se ndalimi lidhet me një deklaratë të mbajtur nga Popoviq në Rahovec, ku ai ka përdorur gjuhë fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar atë si organizatë terroriste dhe duke e krahasuar me ngjarje të rënda ndërkombëtare.

Në të njëjtin fjalim, Popoviq ka akuzuar edhe institucionet ndërkombëtare për “dështim në drejtësi”, duke pretenduar se krimet ndaj serbëve nuk janë ndëshkuar asnjëherë.

Policia e Kosovës po vazhdon procedurat ligjore lidhur me këtë rast.