Evropa synon ndërtimin e aeroplanit të parë hapësinor hipersonik deri më 2031
Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) po financon zhvillimin e një aeroplani hapësinor hipersonik, që pritet të jetë funksional deri në vitin 2031, në kuadër të projektit kërkimor “Invictus”. Projekti udhëhiqet nga kompania britanike Frazer-Nash dhe mbështetet në teknologjinë e kompanisë Reaction Engines, e njohur për motorin e avancuar SABRE.
Ky motor kombinon teknologjinë reaktive dhe raketore, duke përdorur oksigjenin nga atmosfera për të ulur nevojën për karburant. Pjesa kyçe e tij është “paraftohësi”, që ftoh ajrin para se të hyjë në motor, duke i mundësuar atij të përballojë temperaturat ekstreme të fluturimit hipersonik (mbi 5 herë më shpejt se zëri).
Edhe pse buxheti është vetëm 7 milionë paund, ESA e sheh projektin si një hap të madh përpara për transportin dhe qasjen në hapësirë. Konsorciumi që e udhëheq përfshin edhe Spirit AeroSystems, Universitetin Cranfield dhe partnerë të tjerë, me synim prezantimin e dizajnit fillestar brenda një viti.
Përveç Invictus, në Evropë po zhvillohen edhe projekte të tjera si VORTEX i Francës, ndërsa SHBA, Kina dhe Virgin Galactic tashmë kanë aeroplanë hapësinorë në përdorim.










