#Lajme

Daut Haradinaj paralajmëron Serbinë: Nëse cenohet Kosova, mobilizoj 10 mijë ushtarë brenda 24 orëve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani për lëvizjet e Serbisë në kufi. Ai ka paralajmëruar se në rast të ndonjë agresioni ndaj Kosovës, është i gatshëm të veshë sërish uniformën dhe të mobilizojë 10 mijë ushtarë për 24 orë.

Haradinaj theksoi se fryma patriotike në vend është më e fuqishme se kurrë më parë, madje më e lartë se në vitet e luftës. “Jo vetëm unë, mendoj që çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të jetë në vijë të parë. Jam i bindur që fryma nacionaliste sot në Kosovë është 100 herë më e fortë se në vitin 1997”, deklaroi ai.