#Lajme

Hoti: Kurti dhe Osmani po bëjnë përpjekjet e fundit dëshpëruese në fund të mandatit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, duke i cilësuar si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit të Kosovës.

Sipas Hotit, në përfundim të mandatit të tyre pesëvjeçar, dy krerët institucionalë po bëjnë përpjekjet e fundit të dëshpëruara për të ruajtur pushtetin.

“I pari po i mban të bllokuara institucionet dhe nuk po i përgjigjet drejtësisë, ndërsa korrupsioni ka lulëzuar. E dyta po përpiqet të gjejë viktimën e radhës për një mandat të ri apo rikthim në skenën politike,” ka deklaruar Hoti.

Ai shtoi se skena politike aktualisht është pa ide, pa angazhim dhe pa guxim për të ofruar zgjidhje reale për vendin.