#Lajme

Ndërron jetë pasagjerja e lënduar në aksidentin pranë Liqenit të Livoqit në Gjilan

Ka ndërruar jetë pasagjerja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur dje afër Liqenit të Livoqit në Gjilan, ku u përfshinë dy vetura me targa vendore.

Sipas Policisë, nga përplasja e drejtpërdrejtë u lënduan katër persona – dy drejtuesit dhe dy pasagjerë. Të lënduarit u dërguan fillimisht në emergjencën e Gjilanit, ndërsa drejtuesi i njërës veturë dhe pasagjerja u transferuan në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Fatkeqësisht, pasagjerja nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në zhvillim.