#Ballina #Lajme

Osmani: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fundjavë, rasti shkon në Kushtetuese

Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se në fillim të javës së ardhshme do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e moskonstituimit të Kuvendit, nëse deri atëherë nuk formohen institucionet.

“Sapo të përfundojë vikendi, rasti do të dërgohet për interpretim në Kushtetuese. Mosrespektimi i afatit tridhjetëditor duhet të ketë pasojë juridike,” tha Osmani në konferencë për media.

Ajo theksoi se negociatat për koalicion janë përgjegjësi e partive, por presidenti ka për obligim të kërkojë zbatimin e afateve kushtetuese.

Presidentja foli edhe për Serbinë, duke thënë se veprimet e saj, si kidnapimi i policëve dhe futja ilegale e armëve, e përgënjeshtrojnë retorikën për paqe.

Lidhur me deklaratat në Washington, Osmani tha se qëndrimet e saj janë në përputhje me respektin për rolin e ish-presidentit Trump, ndërsa nuk komentoi akuzat e Richard Grenell.