#Ballina #Kosova

Për herë të 48-të tentohet konstituimi i Kuvendit – Seanca mbahet sot në orën 11:00

Sot, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit të ri, ku deputetët pritet të mblidhen sërish për të zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit.

Seancat e mëparshme kanë dështuar njëra pas tjetrës, kryesisht për shkak të mungesës së marrëveshjes për formimin e Komisionit për votim të fshehtë. As seanca e fundit nuk solli rezultat, duke u ndërprerë pa arritur qëllimin.

Ky ngërç institucional po hyn në një fazë kritike, pasi po afrohet afati kushtetues. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga vendimi i saj, dhe ky afat është drejt përfundimit.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 9 shkurt, ndërsa përpjekja e parë për konstituimin e legjislaturës së re nisi më 15 prill. Deri tani, asnjë nga seancat nuk ka arritur të përmbushë kriteret për konstituim.