#Sport

Zyrtare: Lamine Yamal rinovon me Barcelonën deri në vitin 2031, do ta bartë fanellën me numrin 10

Barcelona ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me supertalentin Lamine Yamal, i cili do të mbetet pjesë e klubit deri në vitin 2031.

Rinovimi u firmos në prani të presidentit të klubit, Joan Laporta, duke konfirmuar besimin afatgjatë që katalanasit kanë ndaj yllit spanjoll.

Nga sezoni i ri, Yamal do të mbajë fanellën legjendare me numrin 10, që më parë është veshur nga emra të mëdhenj si Lionel Messi dhe Ronaldinho.