#Sport

Lille i vendos çmimin Zhegrovës – Evertoni hyn në garë për transferimin e tij

Edon Zhegrova pritet të largohet nga Lille gjatë këtij afati kalimtar veror, dhe klubi francez tashmë ka caktuar çmimin e tij – 20 milionë euro.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shprehur dëshirën për të bërë një hap të ri në karrierë, me Napoli që mbetet destinacioni i preferuar i tij. Megjithatë, sipas raporteve të fundit, mundësitë për një transferim në klubin italian janë aktualisht të vogla.

Në garë për Zhegrovën është futur me seriozitet skuadra angleze Everton, që e sheh futbollistin kosovar si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv. Në mediat britanike, Zhegrova po krahasohet me legjendën holandeze Arjen Robben për stilin e tij të lojës dhe aftësitë në krahun e djathtë.

Negociatat pritet të intensifikohen në ditët në vijim, ndërsa Lille mbetet e hapur për ofertat që përmbushin kërkesat financiare.