#Ballina #Lajme

Njësia Speciale bastis objektin ku ndodhen disa agjenci shtetërore – Nuk dihet ende objekti i hetimit

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë një aksion bastisjeje në një objekt shtetëror ku janë të vendosura disa agjenci të rëndësishme, përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Forca të shumta policore janë parë në oborrin e objektit, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cilës agjenci i është drejtuar konkretisht aksioni dhe për çfarë arsyeje. Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e këtij operacioni.